Kedira: Ende nuk e kuptoj çfarë ndodhi, nuk më zinte gjumi

Në Gjermani tronditja e eliminimit nga Kupa e Botës nuk ka kaluar ende. Një tërmet për kombëtaren dhe tifozët, një zhgënjim i tmerrshëm dhe ende pa shpjegim për lojtarët.

Mesfushori Sami Kedira nuk gjen qetësi dhe për Bild flet për atë që nuk shkoi si duhej: “Asnjë prej ne lojtarëve nuk mbërriti në Botëror në formë optimale, por nuk dua t’i kritikoj shokët e mi. Paraqitjet e mia janë të pashpjegueshme. Në Torino luajta ndoshta sezonin tim me të mirë në karrierë, gjithçka ishte perfekte, pastaj erdhi Botërori dhe luajta tmerrësisht keq kundër Meksikës e Koresë së Jugut. Nuk më ka ndodhur kurrë, duhet të kuptoj pse. Kritikat ndaj meje skuadrës janë të drejta”.

PA GJUMË – Humbja ndaj Koresë së Jugut e ka lënë pa gjumë mesfushorin: “Provova të fle, por nuk ia dola mbanë, më dilte gjumi shpesh.  Ndjej ende shumë dhimbje, nuk e kuptoj ende atë që ka ndodhur. Është e padurueshme që turneu do vazhdojë edhe dy javë, ndërsa në kthehemi në shtëpi. Më vjen shumë keq, u kërkon falje tifozëve”.

REVOLUCION – Kedira flet për ekipin aktual dhe revolucionin e pritshëm: “Pas një turneu të tillë, është normale që të ngrihet pyetja nëse do të vijojnë shumë nga ne. Nuk dua të flas tani, mes emocioneve, dua të kuptoj pse shkoi keq dhe dua të flas me trajnerin Lëv. Për mua ai duhet të qëndrojë”.

“Nuk u treguam arrogantë, por nuk ishim të qetë dhe kur presioni rritet, gjërat nuk përmirësohen. Çështja Erdogan? U nënvlerësua, edhe pse biseduam shumë mes nesh. Nuk e di si duhej menaxhuar, por Ozil e Gundogan e vuajtën shumë presionin e jashtëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *