Kë zgjedhë mes Shqipërisë dhe Italisë? Erald Lakti e ka ndarë mendjen: Trajneri më tha…je si Gatuzo

0

Nga Klaudio Ndreca

Erald Lakti ka mbajtur shiritin e kapitenit tek të rinjtë e Fiorentinës, duke e udhëhequr edhe në fitimin e Kupës. Menjëherë do të merrte vëmendjen e ekipit të parë, teksa trajneri Montela e grumbulloi në miqësoret përgatitore para sezonit që do të niste në Serie A.

Disa minuta i kishte në këmbë edhe në ndeshjen kundër Arsenalit, duke luajtur kundër Granit Xhakës, një prej idhujve të këtij lojtari. Gjithashtu një prej figurave model të tij është Gatuzo, kjo pasi e kanë krahasuar me të. Kur pyetet te “Fan Zone” se kë Kombëtare zgjedh mes Shqipërisë dhe Italisë, nuk ka shumë dyshime.

“Shqipëria apo Italia? Origjinën e kam nga Shqipëria dhe gjakun e kam shqiptar, kjo është zgjedhja ime. Te U-19 isha në vitin e kaluar dhe U-20 sivjet, por tek U-21 akoma jo. Unë dëshiroj që të kap edhe ekipin e parë të Shqipërisë. Seria C është lojë e fortë si në Angli, pasi arbitri nuk vërshëllen shumë. Unë si shembull të timin kam Gatuzon. Kjo pasi edhe trajneri që kam pasur më ka thënë: “Ti je si Gatuzo”, është shprehur Lakti. Aktualisht është pjesë e Gubios në Serie C pasi ka kaluar si huazim nga Fiorentina, ndërsa pret që të rikthehet sërish në skuadrën ku u formua. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.