Kë doni? Lacio i dërgon listën me 5 emra lojtarësh dhe para Veronës, gjendet dakortësia për Kumbullën

Një telenovelë e hapur ajo e Marash Kumbullës në Itali, që kërkohet nga ekipet më të mira. Takimi me drejtuesit e Lacios është bërë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit shqiptar, madje mes vetë dy presidentëve të klubeve. Verona ka në axhendë edhe një takim me drejtuesit e Interit në ditët e ardhshme, por sipas Gianluca Di Marzio është zgjidhur gjithçka.

Lacio i ka paraqitur në tavolinë Veronës një listë me 5 emra lojtarësh për të zgjedhur dhe 26 milionë euro, përfshirë bonuset. Si mundësi u përfol edhe kalimi i Valon Berishës si paketë për të ulur çmimin e Kumbullës, por Verona ka zgjedhur Wallace, duke ditur se ka nevojë për mbrojtës pas largimit edhe të Rrahmanit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *