“Ke ardhur të vendosësh lojën, shihemi nesër”/ Presidenti Zeka kalon në procedurë disiplinore

Në Kosovë kanë reaguar dhe kanë kaluar në procedurë disiplinore skandalin e ndodhur mes Dritës dhe Trepçës ’89 që u mbyll me rezultatin 1-1. Presidenti i kësaj të fundit, Abedin Zeka, ka kërcënuar hapur gjyqtarin Genc Nuza.

“Ke ardhur të vendosësh lojën para se të përfundoj, do shihemi nesër”. Kjo ishte fraza që Zeka i ka thënë Nuzës për ta kërcënuar, sa i përket vendimeve të dhëna gjatë kësaj ndeshje të zhvilluar në elitën e futbollit të Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka deklararuar se presidenti i Trepçës 89 ka kaluar në procedurën disiplinore dhe tashmë pritet një dënim për të. /Sport Ekspres/