Kavani: Nejmar simuloi, “Topi i Artë” duhet t’i shkojë një francezi

0

Sulmuesi uruguaian Edinson Kavani ka qenë i ftuari i ish-futbollistit francez Kristof Dugarri në emisionin e këtij të fundit në “Radio Monte Carlo”. Në bashkëbisedimin me 46-vjeçarin, futbollisti i PSG-së foli mbi marrëdhënien e tij me Kilian Mbapenë dhe brazilianin Nejmar, si dhe për çmimin e Topit të Artë.

SHERRI ME NEJMAR – Kavani foli dhe mbi incidentin që ndodhi në miqësoren ndaj Brazilit, ku ai dhe Nejmar u përfshinë në një debat të vogël pas një ndërhyrjeje: “Janë gjëra që ndodhin në futboll. Jemi shokë e vëllezër, por në fund secili prej nesh ka dëshirë të fitojë e të nderojë kombëtaren e tij. Nuk i bëra asgjë, as nuk e preka. Iu afrova dhe i thash se nuk e kisha prekur, vetëm kaq”.

TOPI I ARTË : “Varane mund është një ndër kandidatët, Grizman dhe Mbape gjithashtu. Duhet shikuar me kujdes performanca dhe jo vetëm emri i tyre. Për mendimin tim, Topi i Artë duhet t’i shkojë një francezi. Modriç bëri gjithashtu një sezon të shkëlqyer, por Varan fitoi Champions-in së bashku më Botërorin”.

KONKURRENCA NË SULM – “Jemi tre lojtarë me aftësi të shkëlqyera dhe është normale që të gjithë duam që të shënojmë. Trajneri ka për detyrë që ta në bëjë të luajmë si një grup i vetë, qoftë në sulm apo në mbrojtje. Sigurisht është më e lehtë ta thuash se sa në praktikë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.