Kavani mbetet në “ajër”, Uruguai në ankth edhe për yllin tjetër të sulmit

Edinson Kavani dhe dëmtimi i tij mbeten kryefjala e ditës në kampin e Uruguait, që po përgatitet për sfidën kundër Francës të premten.

Sulmuesi i PSG-së ishte heroi në fitoren kundër Portugalisë në turin e shkuar, por një dëmtim në gju e detyroi të zëvendësohej.

Stafi mjekësor uruguaian ka qetësuar të gjithë, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë këputje muskuli, sepse është thjesht një goditje e fortë marrë në këmbë, por gjithsesi sfida e së premtes duket se vjen tepër herët për sulmuesin.

Pamjet e sulmuesit duke çaluar para stërvitjes së djeshme flasin qartë dhe Kavani me shumë gjasa nuk do të jetë në fushë ndaj Francës.

Ndërkaq, në stërvitjen e së martës është dëmtuar edhe Luis Suarez. Sulmuesi i Barcelonës la në mes stërvitjen dhe u largua i ngrysur në fytyrë, por nuk ka ende ndonjë njoftim nga federata uruguaiane nëse bëhet fjalë për dëmtim serioz, apo thjesht kujdes për të mos pasur ndonjë problem më madhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *