Katërfishim page dhe kontratë 5-vjeçare, Juventusi blindon “xhevahirin” e saj

Një ndër lojtarët më të spikatur të fazës së dytë te Juventusi ishte padyshim Moize Ken. Talenti italian shënoi plot 6 gola edhe pse në vetëm katër takime u aktivizua si titullar, ndërsa tetë të tjera u aktivizua si zëvendësues.

Për këtë arsye, drejteusit bardhezinj duket se e kanë shpërblyer dhe i kanë bërë gati kontratën e re. Sipas “Gazzeta dello sport”, agjenti Mino Raiola dhe drejtuesit e Juventusit kanë rënë dakord, me Ken që do t’i katërfishohet paga dhe do të rinovojë për pesë vite.Më parë 19-vjeçari përfitonte vetëm 500 mijë euro në sezon, ndërsa tashmë do të ketë një pagë prej 2 milionë eurosh plus bonuset. Kontrata do ta mbajë të lidhur Ken deri në vitin 2024 me “Zonjën e vjetër”, që tashmë ka një shtyllë të fortë në sulm për vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *