Katër “vrasës” për një “këpucë”, Premier Liga është flakë!

Gara për titullin kampion në Premier Ligë është shumë e fortë, me Mançester Sitin dhe Liverpulin që po ndjekin hap pas hapi njëra-tjetrën. Por jo vetëm titulli kampion, pasi dhe gara për “Këpucën e Artë” është më e ndezur se kurrë.

Dominimi i Heri Kejn nuk ekziston më, pasi tashmë janë tri sulmues të tjerë para yllit të Totenhemit. Listën e golashënuesve e kryeson Aguero me 18 gola, që po bën një sezon të shkëlqyer deri më tani.

Salah ndjek nga pas argjentinasin me 17 gola, ndërsa Obamejang është i treti me 16. Edhe Kejn në vend të katërt ka 16 gola dhe të katër sulmuesit, pritet të luftojnë deri në fund për të siguruar këtë çmim individual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *