Katër vjet pritje për një konferencë, Pogba: Mund të mos jem Botërorin e ardhshëm

Pol Pogba eshte një tip i veçantë, i mbyllur, që shumë rrallë del para mediave, edhe pse në rrjetet sociale është shumë aktiv.

Mesfushori i Francës u shfaq dje në konferencën e parë për shtyp në 4 vitet e fundit, duke folur për gjithçka, pasi edhe gazetarët natyrisht kishin pyetje pa fund.

“Nuk kam dalë shpesh të flas, ndaj ua kam borxh. Mos kujtoni se u kam inat, përkundrazi, keni folur gjithnjë për mua, sidomos pas transferimit. Me ka ndryshuar jeta”.

“Marrëdhëniet me Murinjon? Po, kemi pasur disa probleme, por nuk ishte asgjë serioze”.

Kupa e Botës: “I marrim ndeshjet një nga një, pa bërë llogari. Të nesërmes nuk i dihet, mund të jetë Botërori im i fundit. Ndoshta nuk do grumbullohem, ndoshta do dëmtohem, ndoshta do dalin lojtarë me të mirë se unë”.

Franca dhe titulli: “Si gjithë ekipet e mëdha, nuk kemi ardhur në Botëror sa për një xhiro apo për të hedhur valle, në duam të fitojmë trofeun.

Liderët e kombëtares: “Kishim Evra, tani kemi Loris, kemi Matuidi. Unë lider? Pse jo? Por është diçka që ndodh, nuk thuhet me fjalë”.

Grizman kritikohet: “Mos ma prekni Grizmanin. E harruat Europianin? Ua thashë edhe para disa javësh, Grizman nuk preket!”.

Atmosfera në ekip: “Nuk ka zymtësi, me njerëz si Mendi, Mbape, Dembele e Kimpembe në qeshim gjithë kohën. Nëse në stërvitje ka ndonjë ngritje zëri, është për të mirën e punës, ndaj jeni një grup i shkëlqyer, nuk ka egoistë në ekip”.

Modelet e flokëve: “Me sa duket është mentaliteti francez ose europian, nuk lejohet të kesh modele të ndryshme flokësh dhe të luash futboll. Kur unë luaj mirë dhe shënoj, të gjithë festojnë, ndërsa kur luaj keq merren me flokët e mi. Nuk e kuptoj, ka shumë negativisht, por unë ky jam, nuk ndryshoj dot, me pranoni kështu si jam”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *