Katër ndeshje në të njëjtën orë dhe Partizani-Skënderbeu në mbrëmje, Superiorja do të kthehet mes emocioneve

0

Nga Klaudio Ndreca

Sa shumë pritje për të mbërritur në datën 3 qershor! Futbolli do të hapet dhe Superiorja do të rinisë kampionatin, për të zhvilluar aktet e fundit në një skenë pa spektatorë. Sigurisht që kjo do të ndihet në lojën e zhvilluar nga ekipet, por është e keqja më e vogël, duke marrë parasysh që mund të mbyllej kampionati në tavolinë.

Në ditën e mërkurë do të kemi katër ndeshje në të njëjtën orë, ku në 17:00 fillon Bylis-Tirana, Kukësi-Luftëtari, Flamurtari-Vllaznia dhe Laçi-Teuta. Ndërkohë në mbrëmje do të kemi një supersfidë si Partizani-Skënderbeu, që do të përmbyllë edhe javën e parë të futbollit shqiptar pas KOVID-19. /Sport Ekspres/

E mërkurë, ora 17:00

Bylis-Tirana

Kukësi-Luftëtari

Flamurtari-Vllaznia

Laçi-Teuta

E mërkurë Ora 20:00

Partizani-Skënderbeu

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.