Katër lojtarë me ngjyrë pranë Burrelit

0

Katër lojtarë me ngjyrë mund të veshin fanellën e Burrelit këtë sezon futbollistik. Mësohet se ato do të testohen sot gjatë takimit miqësor Vora-Burreli. Edhe para pak ditësh, tre lojtarë nigerianë tentuan të testohen te skuadra matjane, por tekniku Berberi tha se ata nuk kishin ndonjë dallim me lojtarët që skuadra e drejtuar prej tij ka grumbulluar që në fund të korrikut të këtij viti. Mësohet, se janë tre nigerianë të tjerë, mes tyre edhe ish-lojtari i kampionatit të kaluar Onu që kanë shprehur dëshirën të federohen me skuadrën e Burrelit. Sakaq, lojtari tjetër me ngjyrë ka ardhur nga Gana dhe do të testohet sot nga trajneri Shahin Berberi. Mësohet se dy nga katër lojtarët që kanë mbërritur te skuadra verilindore janë në formë të mirë dhe tani po punohet që ato të nënshkruajnë kontratën dhe të bien dakord me kushtet që afron Bashkia e Matit. Sezonin e fundit matjanët kishin mes tyre dy lojtarë nigerianë, Onu dhe Husein.

Albi Lala

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here