Katër gola e dy asist, Guri mahnit në 45 minuta

Gola me kokë, me këmbë dhe me penallti. Katër të tillë të shënuar nga Sindrit Guri në miqësoren që Ostende fitoi 14-0 përballë skuadrës amatore holandeze të Bruse Bojs.

Për më tepër edhe dy asist të dhënë në pjesën e parë që përfundoi në avantazhin 8-0 për skuadrën e Jupiler Ligës belge. Sulmuesi shkodran ishte si zakonisht titullar dhe mahniti me performancën e tij.

Te Ostende tashmë janë të bindur jo vetëm që Guri do të jetë titullari në sulm, por mbi të gjitha se 710 mijë eurot për ta blerë shkodranin nga Kukësi janë një investim i mirë. Në total 24-vjeçari ka shënuar 6 gola në tre miqësore të luajtura, vetëm pak ditë pas transferimit në ekipin e ri.

Për tu veçuar fakti që miqësorja me Bruse Bojs u mbyll sipas akordit ndërmjet dy klubeve në minutën e 75-të. Kjo pasi stafi teknik dhe lojtarët e Ostendes kërkuan të shihnin sfidën çerekfinale të Botërorit 2018 ku Belgjika mposhti Brazilin, duke festuar gjatë rrugës së kthimit në hotel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *