Katër emra për zëvendësuesin e Ikardit, një “gjigant” favorit

Raportet mes Interit dhe Mauro Ikardit kanë prekur fundin dhe me shumë mundësi sulmuesi do të largohet nga ekipi në fund të sezonit. Juventusi dhe Çelsi janë ekipet favorite për të siguruar shërbimet e tij, ndërsa te klubi zikaltër po mendojnë të gjejnë zëvendësuesin.

Katër janë alternativat, që zbulohen nga mediat italiane. Në krye qëndron Edin Xheko, sulmuesi boshnjak i Romës. 33-vjeçarit (i mbush me 17 mars) i përfundon kontrata me klubin kryeqytetas në vitin 2021 dhe Roma nuk ka ndërmend t’i ofrojë rinovim. Xheko pëlqehet shumë nga Interi, por një tjetër emër mund të vishet zikaltër në verë.

Flasim për Gonzalo Higuain. Argjentinasi kaloi në janar te Çelsi, por kartonin e tij e zotëron Juventusi. Nëse nuk arrihet te boshnjaku, Marota do të ishte gati të niste ofensivën për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas. Dy emrat e tjerë në listën e drejtuesve të Interit janë Edinson Kavani i PSG dhe Duvan Zapata i Atalantës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *