Kategoria e Tretë | Selenica kampione, feston edhe Mirdita

Është mbyllur në paqe “finalja” midis Mirditës dhe Selenicës, sfidë e vlefshme për Kategorinë e Tretë. Barazimi 1-1 i kënaqi të dyja ekipet, por festa më e madhe ishte në kampin e Selenicës, me këta të fundit që u kurorëzuan kampionë.

Gjithsesi, mirditorët kënaqen me faktin se edhe ata përfitojnë nga vendi i dytë në renditje, duke u ngjitur në Kategorinë e Dytë për sezonin e ardhshëm. Fillimisht ishte Peplokaj që shënoi në minutën e 63-të, por Arapi në të 77-tën vuri baraspeshën, duke mbyllur gjithçka në shifrat 1-1.

Vlen për t’u përmendur që takimi mes Mirditës dhe Selenicës u zhvillua në stadiumin “Selman Stermasi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *