Kategoria e Parë: Sytë në Shkodër e Orikum, nëntë përballje interesante

Plot nëntë ndeshje të Kategorisë së Parë sot. Kemi mbërritur në javën e gjashtë dhe ndeshja më interesante dhe më e rëndësishme në grupin A është ajo mes Vllaznisë dhe Erzenit, që do të zhvillohet në “Reshit Rusi”. Një ditë më pas, në të njëjtin stadium Veleçiku pret Korabin.

Në Burrel luhet një tjetër ndeshje, që pritet të jetë e luftuar. Futbollistët e matjanëve kanë pranuar të luajnë, edhe pse pagat ende nuk u kanë kaluar nëpër llogari. Dinamo ka mundësinë të vijojë ndjekjen e Vllaznisë dhe për këtë duhet të mundë Vorën në shtëpi.

Në Lezhë ka derbi mes Besëlidhjes dhe Shënkollit, me miqtë që kanë mungesa të rëndësishme pas dënimeve të marra nga Komisioni i Disiplinës në mesjavë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen prej orës 14:00.

KATEGORIA E PARË – JAVA 6

GRUPI A
E shtunë, më 20 tetor, ora 14:00
Burreli-Iliria
Vllaznia-Erzeni
Besëlidhja-Shënkolli
Dinamo-Vora

E diel, më 21 tetor, ora 14:00
Veleçiku-Korabi

Grupi B është shumë i balancuar dhe për Egnatian e vendit të parë parashikohet një transfertë e vështirë kundër Orikut. Këta të fundit e kanë nisur mirë kampionatin dhe kanë vetëm dy pikë më pak se rrogozhinasit.

Padyshim që ndeshja më interesante është ajo mes Lushnjës dhe Bylisit në stadiumin “Roza Haxhiu”. Vetëm fitorja vlen për të dyja ekipet, barazimi do shkonte në favor të rivalëve. Pogradeci i vendit të dytë ka mundësin të ngjitet i pari, ose të ruajë pozicionin aktual. Në shtëpi pret Apoloninë, në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar. Këto dy ekipe janë përballur dy herë mes tyre në Kupë dhe fierakët ishin ata që u kualifikuan.

Tomori ka mundësin të “katapultohet” në renditje. Përballë Turbinës kërkohet fitorja e parë në shtëpi për këtë sezon. Besa ka një ndeshje të lehtë në shtëpi me Elbasanin e vendit të fundit dhe tre pikët janë detyrim.

GRUPI B
E shtunë, më 20 tetor, ora 14:00
Pogradeci-Apolonia
Lushnja-Bylisi
Tomori-Turbina
Besa-Elbasani
Oriku-Egnatia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *