Kategoria e Parë, renditjet/ Dinamo nuk e kalon dot Tërbunin, Elbasani bën “festival” ndaj Shënkollit

Në Kategorinë e Parë janë zhvilluar ndeshjet e vlefshme për fazën e Play-Out në dy grupet, A dhe B. Dinamo nuk ka arritur të kalojë dot Tërbunin për të marrë tre pikët, që t’i dërgonin më lartë në renditje.

Ndërkohë në grupin B bie në sy fitorja e thellë e Elbasanit në shifrat 5-0 ndaj Shënkollit. Një rezultat ky që ngre në aspektin moral dhe psikologjik skuadrën e Elbasanit, për të mbajtur një ecuri positive. Sa i përket rezultateve në takimet e tjera, janë si mëposhtë:

GRUPI A

DINAMO-TËRBUNI 1-1 Hysaj 31? / Selenica 74?

BURRELI-EGNATIA 3-1 Santos 63?, 90’, Hyska aut 52’/ Manushi 88’

GRUPI B

TURBINA-ILIRIA 4-0 Koldashi 7? (p), 45? Koldashi, 80’ Peqini, 88’ Latifi

ORIKU-DEVOLLI 1-0 Ivani 18? (Autogol)

ELBASANI-SHËNKOLLI 5-0 Skënderi 14? Balla 16? , 44?, Baro 54? , Dushaj 73?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *