Kategoria e Parë, renditja provizore në play-off

0

Duhet të luhen edhe ndeshjet e fundjavës (të shtunën, ora 14:00), para se të përfundojë pjesa e parë e kampionatit në Kategorinë e Parë dhe të nisë faza play-off.

Për ata që nuk e dinë, këtë sezon do të provohet një skemë e re: 5 skuadrat e parë në secilin grup do të vazhdojnë kampionat më vete, ashtu si 5 skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës.

Do të luhen edhe 8 ndeshje shtesë, me sistem vajtje-ardhje, duke ngjitur në Superiore fituesen e çdo grupi play-off, si dhe duke zbritur në Kategorinë e Dytë të fundit në grupet play-out. Gjithashtu, të parafundit do të luajnë ndeshje shtesë me të dytat nga grupet e Kategorisë së Dytë.

Risia tjetër është se të gjitha skuadrave pas kësaj fundjave do t’u përgjysmohen pikët. Një mënyrë për të shtuar rivalitetin dhe për të mos lejuar shkëputjen e frikshme në fillim apo në fund, edhe pse me të drejtë një tifoz apo drejtues do të ngrejë zërin: Pse të rihapet kampionati, pasi kam fituar 15-16 ndeshje nga 18 ndeshje deri tani? E kemi fjalën për Kamzën, apo Lushnjen, për shembull.

Kështu, Kamza nga 10 pikë avantazh nga Besëlidhja, nëse nuk ndryshon asgjë të shtunën, do ta nisë kampionatin me 5 pikë avantazh. Lushnja do të jetë vetëm 3 pikë mbi Bylisin, ndërkohë që rihapet gjithçka edhe në fundin e tabelës, sepse Tërbuni, për shembull, zbret nga 7 në 4 pikë (numrat tek rrumbullakosen nga sipër), por Iliria e Mamurrasi penalizohen, duke shkuar në 7 pikë nga 14 që kanë në këtë moment.

Ja renditjet momentale, duke pritur fundjavën:

GRUPI A – PLAY OFF

  1. Kamza 23 pikë
  2. Besëlidhja 18
  3. Erzeni 17
  4. Burreli 13
  5. Shënkolli 12

GRUPI A – PLAY OUT

  1. Kastrioti 10 pikë
  2. Besa 9
  3. Mamurrasi 7
  4. Iliria 7
  5. Tërbuni 4

 

GRUPI B – PLAY OFF

  1. Lushnja 21
  2. Bylis 18
  3. Pogradeci 13
  4. Tomori 12
  5. Apolonia 11

GRUPI B – PLAY OUT

  1. Shkumbini 11
  2. Dinamo 9
  3. Turbina 9
  4. Sopoti 8
  5. Elbasani 7

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here