Kategoria e Parë/ Pogradeci trondit Lushnjen, ndalet edhe Kamza

0

U desh java e fundit e fazës së dytë në Kategorinë e Parë, që të vijnë “tërmete”, me rezultate që bëjnë shumë interesante fazën play-off, që nis javën e ardhshme.

Kështu, Kamza kryesuese në Grupin A ka barazuar në Burrel, ndërsa Besëlidhja ndjekëse fitoi, ashtu si Erzeni. Kjo bën që Kamza të shkojë në play-off me 24 pikë, duke qenë se tani e tutje përgjysmohen pikët, ndërsa Besëlidhja të ketë 20 pikë dhe Erzeni 19.

Gjithçka e hapur edhe në grupin B, aty ku Lushnja është mundur bujshëm në shtëpi nga Pogradeci dhe shkon në play-off me vetëm 21 pikë, kundrejt 19 të Bylisit, që fitoi ndaj Apolonisë, duke futur në telashe pikërisht myzeqarët, sepse Apolonia mbetet në play-out tashmë, me vetëm 11 pikë, krahasuar me 8 pikë që kanë Elbasani e Sopoti, dy vendet e fundit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here