Kategoria e Parë, Play off/ Besëlidhja fiton me “poker” golash, Besa përmbys gjithçka në të dytën

Ditën e sotme janë luajtur 3 ndeshjet e fazës “play-off“ në Kategorinë e Parë. Ndeshjet e sotme kanë prodhuar gola me shumicë, ku spikat fitorja e Besëlidhjes me shifrat 4-2 kundër Erzenit. Lezhjanët tregojnë tjetër fytyrë në kampionat, duke lënë pas krahëve atë humbje të thellë kundër Tiranës në ndeshjen e mesjavës për Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë në grupin B, Besa përmbys gjithçka në pjesën e dytë. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin 1-2 të Pogradecit, por duket pjesa e dytë e lojës ka sjellë në fushë një tjetër skuadër për kavajasit. Këta të fundit nuk kanë dashur të hedhin hap fals në shtëpi, duke e mbyllur takimin ne shifrat 3-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Play off, Kategoria e Parë, Grupi A

Besëlidhja – Erzeni 4-2 | Hoxha 23′ (p), Hoxha 44′, 76′ (p), Fetak 61′ / Cutra 58′, Rezi 64′ (p)

Korabi – Kastrioti 0-2 | Cela 49′, Ajazi 90′

Play off, Kategoria e Parë, Grupi B

Besa – Pogradeci 3-2 | Onuh 4’, Lila 55′, Da Conceicao 70′ / Lickollari 9′, Alillari 41′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *