Kategoria e Parë, ndryshon sërish kalendari

Që vëmendja ndaj Kategorive të ulta në Shqipëi nuk është si ajo ndaj Superiores, kjo dihet, por që kalendari të ndryshojë disa herë brenda javës, kjo ngjan aspak normale e profesionale. Gjithsesi, java e 14-të në Kategorinë e Parë ka nisur sot me sfidën mes Tiranës e Tomorit (3-1) dhe pas ndryshimeve të fundit, do të përfundojë të hënën.

Kështu, Apolonia do të presë Turbinën të hënën, pasi me sa duket të gjitha skuadrat po sëmuren pak si tepër. Edhe Bylisi shtyu ndeshjen kundër Shënkollit për helmim ushqimor, ndërsa Kastrioti e çoi ndeshjen ndaj Korabit nga e shtuna të hënën, për probleme me gripin.

Ndërkaq, Pogradeci-Bylis gjithashtu do të luhet të hënën. Zyrtarisht, për shkak se e shtuna pritet të sjellë mot të keq në Pogradec dhe nuk ia vlen të rrezikohet të luhet në kushte të këqija atmosferike.

Natyrisht, postimi i ndeshjes në Pogradec bën që të rrëzohet mundësia e luajtjes të mërkurën të sfidës Shënkolli-Bylis, e prapambetur, që dje u planifikua për të mërkurën. Kjo sfidë është shtyrë sërish dhe mund të luhet më 21 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *