Kategoria e Parë “ndez motorët”, plani për aktin e dhjetë

E shtuna rikthen Kategorinë e Parë dhe luhen jo pak sfida, por plot nëntë. Nis faza e dytë dhe në grupin A Vllaznia do të kërkojë rikthimin te fitorja pas disfatës me Ilirinë. Shkodranët kanë një ndeshje jo të lehtë në Peshkopi me Korabin.

Erzeni e Dinamo, që ndjekin shkodranët në renditje, luajnë në transfertë. Shijakasit përballen me Ilirinë, kurse Dinamo me Veleçikun në Shkodër. Burreli do kërkojë kthesën, por ka një ndeshje të vështirë në shtëpi kundër Besëlidhjes. Takimi tjetër i këtij grupi është ai mes Vorës dhe Shënkollit.

Kategoria e Parë – Java 10

GRUPI A
E shtunë, më 24 nëntor 2018, ora 14:00                 

Korabi-Vllaznia
Iliria- Erzeni
Veleçiku-Dinamo
Vora-Shënkolli
Burreli-Besëlidhja

Besa kryesuese luan kundër Pogradecit të dielën dhe është një ndeshje mjaft e rëndësishme. Të shtunën luhen katër sfida të tjera. Bylisi duhet të mundë Egnatian për të vijuar betejën me kavajasit për kreun.

Apolonia ka detyrim fitoren kundër Turbinës në shtëpi, ndërkohë që një ndeshje interesante është Lushnja-Tomori. Në program për këtë javë është edhe Elbasani-Oriku dhe miqtë shihen si favoritë, edhe pse verdheblutë janë një ekip me traditë.

GRUPI B
E shtunë, më 24 nëntor 2018, ora 14:00
Apolonia-Turbina
Lushnja-Tomori
Bylis-Egnatia
Elbasani-Oriku

E diel, më 25 nëntor 2018, ora 14:00       
Besa-Pogradeci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *