Kategoria e Parë/ Lushnja e konfirmon edhe njëherë veten në krye, Korabi “ngec” në transfertë

Ditën e sotme është luajtur edhe java e 8 e Kategorisë së Parë. Sa i përket grupit A, Dinamo nuk gjen dot qetësi as këtë javë, teksa kanë humbur me goleadë në rezultatin 4-0 në transfertën kundër Besëlidhjes.  Hap fals është hedhur në këtë grup edhe nga Korabi, që edhe pas humbjes minimale 1-0 vazhdon të kryesojë në tabelën e renditjes.

Ndërkohë, në grupin B Lushnja vazhdon të udhëheqë, duke marrë tre pikët e radhës kundër Turbinës. Me fitore e ka mbyllur edhe Apolonia e Fierit, që ka mposhtur surprizën e fillimit të sezonit, Devollin, me shifrat 1-2 dhe e sheh veten në vendin e 3-të në renditje./Sport Ekspres/

Rezultatet e plota:  

Grupi A

Besëlidhja 4-0 Dinamo | 22? Sheta, 41? Dordeviç, 90’ Koleci, 93’ Hepaj

Tërbuni 1-1 Shkumbini | 76? Metani/ 69’ Xhio

Veleçiku 1-1 Burreli | 90’ Toma/ 73’ Beci

Egnatia 1-0 Korabi | 3? Da Kosta

Grupi B

Oriku 1-0 Shënkolli | 71? Dhrami/ 92’ Abiodun Kuje

Lushnja 3-1 Turbina | 9? Gjyla, 28? Canka, 76’ Sulkja / 63? Roshi

Devolli 1-2 Apolonia | 66? Da Mota / 3? Hysenshahaj, 44? Andoni

Pogradeci 3-1 Besa | 16? Topllari, Alillari, 46? Shyti / 61? Cara

Elbasani 3-1 Iliria | 21? Dushaj, 66? Hyshmeri (p), 71’ Nuri / 8? Haxhiu