Kategoria e Parë, katër skuadra ende pa trajnerë!

0

Sezoni i ri ka trokitur edhe për skuadrat e Kategorisë së Parë. Pjesa më e madhe e tyre e kanë nisur këtë punë me merkaton, të paktën me synime mediatike e biseda me futbollistë. Por nëse lojtarët janë të shumtë në përzgjedhje, kjo nuk ndodh me trajnerët e kësaj kategorie.

Pas mbylljes së sezonit të kaluar, janë tre skuadra që kanë mbetur pa trajnerë, e pikërisht Besëlidhja, Apolonia dhe Elbasani, ndërsa Kastrioti ka zyrtarizuar sot Ramadan Ndreun. Pjesa më e madhe e skuadrave që do jenë pjesë e Kategorisë së parë në sezonin 2019-2020 i kanë mbajtur në pankina trajnerët me të cilët mbyllën sezonin e kaluar. Më vonë edhe mund të ketë lëvizje.

Po kështu ka ndodhur edhe me tre skuadrat që u ngjitën këtë vit në Kategorinë e Parë: Tërbuni me Oltjon Kërnajën, Shkumbini me Artan Banon dhe Devolli me Stavri Nicën, edhe pse durrsaku ende nuk e ka marrë rikonfirmimin nga drejtuesit e klubit.

Ndërsa tre skuadrat pa trajnerë: Besëlidhja, Apolonia dhe Elbasani kanë deklaruar se para nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri do të plotësohen. Këtu futet edhe Burreli, pasi Elvis Plorit i ka përfunduar kontrata me skuadrën matjane. Rikonfirmimi i tij nuk është zyrtarizuar.

 

AGRON KAJA

TRAJNERËT E SEZONIT 2019-2020
Ramadan Ndreu (Kastrioti), Igli Allmuça (Dinamo), Gentjan Begeja (Erzeni), Dorjan Bubeqi (Korabi), Fatmir Sala (Iliria), Alket Kruja (Shënkolli), Besnik Duli (Veleçiku), Oltjon Kërnaja (Tërbuni), Gugash Magani (Besa), Artan Sakaj (Oriku), Ilir Duro (Egnatia), Ilir Gjyla (Lushnja), Festim Fetollari (Pogradeci), Sinan Bardhi (Turbina), Artan Bano (shkumbini), Stavri Nica? (Devolli)

Skuadrat pa trajnerë: Besëlidhja, Apolonia, Elbasani, Burreli?

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.