Kategoria e Parë, gafë e FSHF-së me kalendarin e fundjavës

0

Këtë fundjavë luhet java e fundit e fazës së dytë në Kategorinë e Parë, që këtë sezon eksperimenton, sepse pas ndeshjeve të javës së 18-të, kampionati do të vazhdojë, por me një ndarje të çdo grupi në dy pjesë.

Pesë skuadrat e kreut në secilin grup do të vazhdojnë garën për të nxjerrë një skuadër në Superiore, ndërsa 5 të fundit për të përcaktuar skuadrën e vendit të fundit, që zbret nga kategoria, dhe të parafundit në çdo grup, që luan ndeshje shtesë me të dytën e secilit grup në Kategorinë e Dytë.

Për të bërë më të ndërlikuara punët, FSHF ka vendosur që të përgjysmojë pikët për çdo skuadër, një rregullore e huazuar nga disa kampionate në Europë, por që të jep përshtypjen se nuk është e drejtë, sepse, për shembull, Iliria e Mamurrasi janë 7 pikë mbi Tërbunin dhe krejt papritur shkojnë +3, duke humbur 4 pikë të fituara me shumë vuajtje.

Megjithatë, një problem tjetër që bie në sy është se java e fundit e sezonit të rregullt nuk do të luhet në një ditë e në një orar.

Kështu, Bylisi do të luajë të premten ndaj Apolonisë, ndërsa Lushnja të hënën ndaj Pogradecit. Sipas rregulloreve, ndeshje të tilla duhet të luhen në një orar e në një ditë, për të evituar polemikat e llogaritë.

Sa për ilustrim: Apolonia e vendit të pestë luan të premten dhe nëse humbet, bën që Tomori të luajë për qejf të shtunën në Elbasan, sepse do ta ketë siguruar matematikisht vendin në play-off, duke evituar ndeshjet me skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image