Kategoria e Parë, FSHF rregullon kalendarin e fundjavës

0

Këtë fundjavë luhet java e fundit e fazës së dytë në Kategorinë e Parë, që këtë sezon eksperimenton, sepse pas ndeshjeve të javës së 18-të, kampionati do të vazhdojë, por me një ndarje të çdo grupi në dy pjesë.

Pesë skuadrat e kreut në secilin grup do të vazhdojnë garën për të nxjerrë një skuadër në Superiore, ndërsa 5 të fundit për të përcaktuar skuadrën e vendit të fundit, që zbret nga kategoria, dhe të parafundit në çdo grup, që luan ndeshje shtesë me të dytën e secilit grup në Kategorinë e Dytë.

Rregullorja e re, e huazuar nga disa kampionate në Europë, të jep përshtypjen se nuk është e drejtë, sepse, për shembull, Iliria e Mamurrasi janë 7 pikë mbi Tërbunin dhe krejt papritur shkojnë +3, duke humbur 4 pikë të fituara me shumë vuajtje.

Ndërkaq, FSHF ka rregulluar një problem tjetër , sepse fillimisht java e fundit e sezonit të rregullt ishte planifikuar e ndarë, jo në një ditë e në një orar.

Kështu, Bylisi do të luante të premten ndaj Apolonisë, ndërsa Lushnja të hënën ndaj Pogradecit. Sipas rregulloreve, ndeshje të tilla duhet të luhen në një orar e në një ditë, për të evituar polemikat e llogaritë. Tani FSHF ka korrektuar kalendarin dhe të gjitha ndeshjet do të luhen të shtunën, në orën 14:00, për të evituar çdo keqkuptim e aludim.

KALENDARI I JAVES 18

KALENDARI I PLANIFIKUAR NE FILLIM TE JAVES

RENDITJA E KATEGORISE SE PARE

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here