Kategoria e Parë, faza play-off nis të premten

0

Tashmë janë mësuar grupet e e Kategorisë së Parë që do të luftojnë për ngjitje në Superiore dhe për të evituar zbritjen në Kategorinë e Dytë.

Këtë fundjavë nis faza play-off, me ndeshjet e para në secilin grup, me 4 skuadra në total që do ta bëjnë pushim, pasi kemi 4 grupe me nga 5 skuadra.

Kryendeshja e grupit A play-off, Erzeni-Besëlidhja, do të luhet të premten dhe do të transmetohet direkt në RTSH, ashtu si takimi i së hënës Pogradeci-Bylis.

Gjithashtu, në qendër të vëmendjes të shtunën do të jetë Burreli-Kamza, një ndeshje e shoqëruar me shumë polemika javën e shkuar.

 

KATEGORIA E PARE

PLAY-OFF

GRUPI A

TE PREMTEN

Erzeni – Besëlidhja      (14:00)

TE SHTUNEN

Burreli – Kamza           (14:00)

Iliria – Kastrioti           (15:00)

Mamurrasi – Besa        (15:00)

 

GRUPI B

TE SHTUNEN

Dinamo – Turbina        (15:00)

Sopoti – Apolonia        (15:00)

Tomori – Lushnja         (15:00)

TE HENEN

Pogradeci – Bylis         (14:00)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here