Kategoria e Parë/ Dinamo e ka nisur me humbje, Lushnja fiton me 4 gola

0

Gjatë ditës së sotme ka luajtur javën e parë të kampionatit edhe Kategoria e Parë. Takimet e nisura në të njëjtën orë me Superioren, kanë përfunduar për të dhënë verdiktet e tyre.

Kështu në grupin A nuk ka sesi të mos vihet re humbja e Dinamos në transfertë ndaj Tërbunit. Pavarësisht pretendimeve të mëdha të kryeqytetasve për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, gjithçka ka nisur mbrapsht për ta.

Nga ana tjetër në grupin B, vlen të përmendet fitorja e Lushnjes ndaj Shënkollit, e arritur me shifrat 4-1. Ndërkohë që Apolonia ka marrë tre pikët me shumë vlerë në transfertë ndaj Elbasanit, duke fituar me rezultatin 0-1. /Sport Ekspres/

Grupi A

Besëlidhja-Korabi 3-0

Kastrioti-Egnatia 3-2

Veleçiku-Erzeni 0-3

Shkumbini-Burreli 2-0

Terbuni-Dinamo 2-0

GRUPI B

Turbina-Iliria 1-0

Devolli–Pogradeci 3-0

Elbasani-Apolonia 0-1

Lushnja-Shënkolli 4-1

Oriku-Besa 2-1

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.