Kategoria e Parë dhe e Dytë: Sot 12 përballje, finale dhe “shëtitje”

Ditë ndeshjesh sot në Kategorinë e Parë dhe të Dytë. Luhet prej orës 16”00 dhe ka disa sfida interesante.  Në Grupin A të Kategorisë së Parë, Korabi-Erzeni është takimi i vetëm në zonën Play-off. Në Play-out, të dyja ndeshjet janë delikate. Vora pret në Pezë-Helmës skuadrën e Veleçikut, ndërsa Iliria Burrelin në Fushë-Krujë. Shënkolli është pushim.

Në Grupin B luhet të gjitha ndeshjet sot. Referuar ecurisë së deritanishme, si favoritë shihen Bylisi dhe Besa, që luajnë në Orikum dhe në Lushnjë. Egnatia është pushim këtë javë. Ndryshe janë sfidat në Play-out, ku Apolonia luan në transfertë në Elbasan, kjo një ndeshje e përfolur për tolerim nga fierakët. Turbina pret në fushën e saj Pogradecin dhe duhet thënë se të dyja ndeshjet janë vendimtare për skuadrat pritëse.

KATEGORIA E PARË-JAVA 25

Grupi A | Play-off
E shtunë, 27 prill 2019, ora 16:00
Korabi-Erzeni (Në Peshkopi)
Besëlidhja pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, 27 prill 2019, ora 16:00
Iliria-Burreli (Në Fushë Krujë)
Vora-Veleçiku (Në Pezë)
Shënkolli pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, 27 prill 2019, ora 16:00
Lushnja-Besa (Në Lushnje)
Oriku-Bylis (Në Orikum)
Egnatia pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, 27 prill 2019, ora 16:00
Turbina-Pogradeci  (Në Cërrik)
Elbasani-Apolonia (Në Elbasan)
Tomori pushim

Në Kategorinë e Dytë do të luhen dy ndeshje në Grupin A, Ada-Sopoti dhe Spartaku-Kukësi. Ndërsa në Grupin B veçohen dy ndeshje derbi. Së pari ai i prefekturës së Beratit, Naftëtari-Skrapari, si dhe Memaliaj-Përmeti, i prefekturës së Gjirokastrës. Gjithashtu në program është edhe ndeshja Gramozi-Butrinti.

KATEGORIA E DYTË-JAVA 23

Grupi A | Java 23
E shtunë, më 27 prill, ora 16:00
Ada-Sopoti
Spartaku-Kukësi B (Në Yrshek)

Grupi B | Java 23
E shtunë, më 27 prill, ora 16:00
Skrapari-Naftëtari
Gramozi-Butrinti
Memaliaj-Përmeti

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *