Kategoria e Parë | Apolonia fundos Tomorin, Ferhati “ringjall” Elbasanin

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet “play-out” në Grupin B të Kategorisë së Parë. Ekipet mike kanë arritur fitore duke siguruar trepikësha të rëndësishëm.

Në Berat u zhvillua ndeshja mes Tomorit vendas dhe Apolonisë. Ekipi fierak mposhti në çdo drejtim vendasit me rezultatin 1-4. Apolonia shënoi dy herë brenda 5 minutash me anë të Gjatës dhe Nakos, ndërsa Beci rindezi shpresat e Tomorit për të mos dalë pa pikë.

Megjithatë, Mihana shënoi dy herë në pjesën e dytë dhe vulosi fitoren e ekipit të Stojkut me “poker” golash. Kjo humbje e zhyt ekipin beratas në vendin e fundit me 10 pikë kur kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe 3 ndeshje, pasi është parakaluar nga Elbasani. Po 10 pikë ka edhe Turbina e Cërrikut, që ka për të zhvilluar një ndeshje më shumë.

Një gol i Ferhatit në minutën e dhjetë të pjesës së dytë i ka dhuruar një fitore jetike Elbasanit. Verdheblutë ia dolën të triumfonin në Pogradec, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve, ndërsa ekipi liqenor qëndron i qetë me 22 pikë.

Tomori-Apolonia 1-4
Shënues: Beci 33’ / Gjata 15’, Nako 20’, Mihana 57’, 89’

Pogradeci-Elbasani 0-1
Shënues: Ferhati 55’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *