Kategoria e Dytë | Tërbuni rikthehet në krye, Shkumbini marshon drejt së Parës

Tërbuni është rikthyer në krye të tabelës së Kategorisë së Dytë. Ekipi pukjan mundi në transfertë Klosin me rezultatin 4 – 2. Me tri pikët  e marra sot, Tërbuni shkon në kuotën e 40 pikëve, 2 më shumë se Luzi i vendit të dytë. Skuadrës së drejtuar nga Oltjon Kërnaja i duhet të luajë edhe pesë ndeshje deri në përfundim të këtij edicioni.

Në Grupin B, Shkumbini kryesues dhe Devolli ndjekës kanë shmangur hapat fals. Peqinasit mundën Naftëtarin 1 – 0 galë golit të Mustafajt, ndërsa rivalët nga Bilishti fituan me të njëjtin rezultat në transfertën ndaj Skraparit.

 

Kategoria e Dyte

Grupi A | Java 21
E shtunë, më 13 prill, ora 16:00
Spartaku 8 – 2 Vllaznia B
Ada 2 – 3 Tirana B
Gramshi 0 – 0 Partizani B
E diel, më 14 prill, ora 16:00
Internacional 1 – 1 Sopoti
Klosi 2 – 4 Tërbuni
Luzi 2008 dhe Kukësi B pushim

Grupi B | Java 21
E diel, më 14 prill, ora 16:00
Albpetrol 1 – 0 Përmeti
Skrapari 0 – 1Devolli
Delvina 1 – 0 Këlcyra
Shkumbini 1 – 0 Naftëtari
Memaliaj 4 – 3 Tepelena
Gramozi 4 – 3 Maliqi
Butrinti pushim

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *