KATEGORIA E DYTË | Tërbuni dhe Luzi “copëtohen” për një pikë, Këlcyra fiton derbin dhe zhyt Përmetin

0

Përballja midis Tërbunit dhe Luzit rezultoi të ishte një ndeshje shumë e luftuar, por në fund nuk pati fitues dhe ndeshje u mbyll me shifra të barabarta 2-2 . Dy ekipet e kreut zhvilluan një 90 minutësh ku mbizotëroi loja e fortë, gjë që dëshmohet nga numri i lartë i kartonëve të verdhë, plot 9 të tillë. Aktualisht skuadrat ndajnë vendin e parë me nga 28 pikë, por pukjanët kanë një ndeshje më pak.

Gara për kreun mund të ishte mbyllur para kohe, nëse fitonte Tërbuni, por tashmë gjithçka mbetet e hapur dhe në lojë janë disa ekipe, përfshirë Gramshin e vendit të pestë, që duhet të rikuperojë dy ndeshje.

Në Grupin B, derbi midis Përmetit dhe Këlcyrës është fituar nga miqtë me rezultatin 2 – 2. Me këtë humbje Përmeti qëndron në vendin e fundit të tabelës me vetëm 10 pikë pas 16 javësh kampionat, po aq sa Naftëtari. Shkumbini kryesues nuk u ndal as këtë javë, teksa mundi në transfertë Tepelenën me rezultatin 3 – 0. Tani sytë e peqinasve janë nga me sytë nga takimi i ditës së nesërme midis Maliqit dhe Devollit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.