Kategoria e Dytë rikthehet pas dy muajsh, ja kalendari

0

Pas dy muaj ndërpreje, edhe pesë ditë duhen për të rinisur gjysma e dytë në Kategorinë e Dytë. Java e fundit është luajtur më 16 dhjetor 2018  dhe pikërisht të dielën më 17 shkurt 2018 do të rinisë gjysma e dytë e sezonit për 26 skuadrat pjesëmarrëse.

Kështu, të dielën Tërbuni kryesues në Grupin A pret skuadrën e dytë të Kukësit, ndërsa Luzi 2008 i vendit  luan në transfertë me Klosin. Gramshi dhe Ada janë pushim, ndërsa Partizani B pret një rivale në renditje, Vllazninë B. Një sfidë kryeqytetase rezervon ky start me çiftin Spartaku-Internacionali. Tirana B-Sopoti është sfida që çel ndeshjet e këtij grupi të shtunën, ku librazhdasit vijnë si një nga pretendentët për kreun.

Në Grupin B, Shkumbini kryesues luan në transfertë në Memaliaj. Devolli i vendit të dytë do të jetë sfidues ndaj Butrintit në Sarandë. Maliqi i vendit të 3-të në renditje pret Përmetin, ndërsa Abpetroli luan në fushën e tij me Skraparin. Naftëtari udhëton në Ersekë për t’u ndeshur me Gramozin, ndërsa Tepelena pret Këlcyrën, një nga skuadrat që pretendon kreun e këtij grupi. Termi-Delvina është ndeshja tjetër që do të luhet në këtë grup.

AGRON KAJA

 

KATEGORIA E DYTË – Java 14

GRUPI A
E shtunë, 16 shkurt 2019
Tirana B-Sopoti            14:00
E diel, 17 shkurt 2019
Partizan B-Vllaznia B   14:00
Tërbuni-Kukësi B        14:00
Klosi-Luzi 2008            14:00
Spartaku-Internacion.14:00
Gramshi dhe Ada pushim

GRUPI B
E diel, 17 shkurt 2019
Maliqi-Përmeti             14:00
Butrinti-Devolli            14:00
Tepelena-Këlcyra        14:00
Gramozi-Naftëtari      14:00
Memaliaj-Shkumbini  14:00
Termi-Delvina              14:00
Albpetrol-Skrapari      14:00

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.