Kategoria e Dytë në fushë, shtatë përballje në program

Një ditë më parë u zhvilluan katër ndeshje të Kategorisë së Dytë, kurse sot luhen pjesa tjetër e përballjeve. Veçohet takimi Tirana B-Tërbuni në grupin A dhe pukjanët do tentojnë të vulosin rikthimin në Kategorinë e Parë. Partizani B, rivali i tyre, është pushim, kurse Gramshi luan në transfertë me Vllazninë B. Takimi mes Luzit dhe Internacionalit luhet për statistika.

Në Grupin B,  Devolli kryesues pret në Bilisht skuadrën e Mamaliajt, ndërsa Shkumbini në Peqin përballet me Skraparin. Naftëtari-Albeptroli dhe Maliqi-Delvina janë dy ndeshjet e tjera në këtë grup dhe skuadrat vendase shikohen si favorite për të triumfuar.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË-JAVA 24

Grupi A | Java 24
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 17:00
Kukësi B-Ada 2-3
Sopoti-Klosi 3-1
E diel, më 5 maj 2019, ora 17:00
Luzi 2008-Internacional
Vllaznia B-Gramshi
Tirana B-Tërbuni
Partizani B e Spartaku pushim

Grupi B | Java 24
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 17:00
Përmeti-Gramozi 3-1
Butrinti-Tepelena 2-1
E diel, më 5 maj 2019, ora 17:00
Maliqi-Delvina
Shkumbini-Skrapari
Naftëtari-Albpetroli
Devolli-Memaliaj
Këlcyra pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *