Kategoria e dytë në fundjavë, zbardhet plani i Federatës

Ndeshjet e javës 24 në Kategorinë e Dytë janë planifikuar që të luhen në fundjavë dhe prej orës 17:00. Nga dy ndeshje janë planifikuar të luhen të shtunën për çdo grup, ndërkohë që ndeshjet e tjera do të zhvillohen të gjitha ditën e diel.

Në grupin A, të shtunën do të luhen Kukësi B-Ada dhe Sopoti-Klosi. Të dielën do luhen tre ndeshje, ndërsa Partizani B dhe Spartaku janë pushim. Si kryendeshje e kësaj dite mbetet sfida Tirana B-Tërbuni, pasi pukjanët kryesojnë Grupin A dhe u duhet fitorja e sigurisë. Vllaznia B ka në dorë ndalimin e rivalëve të Tërbunit, Gramshin, ndërsa Luzi 2008 pret në shtëpi Internacionalin.

Në Grupin B, të shtunën zhvillohet Përmeti-Gramozi dhe Butrinti-Tepelena, kursa të dielën Devolli kryesues pret Memaliajn në Bilisht. Shkumbini rival përballet me Skraparin në Peqin. Naftëtari-Albpetroli është ndeshja e dy ish-rivalëve në Superiore e në të Parën, ndërsa Maliqi pret Delvinën.

AGRON KAJA

KATEGORIA E DYTË-JAVA 24

Grupi A | Java 24
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 17:00
Kukësi B-Ada
Sopoti-Klosi
E diel, më 5 maj 2019, ora 17:00
Luzi2008-Internacional
Vllaznia B-Gramshi
Tirana B-Tërbuni
Partizani B e Spartaku pushim

Grupi B | Java 24
E shtunë, më 4 maj 2019, ora 17:00
Përmeti-Gramozi
Butrinti-Tepelena
E diel, më 5 maj 2019, ora 17:00
Maliqi-Delvina
Shkumbini-Skrapari
Naftëtari-Albpetroli
Devolli-Memaliaj
Këlcyra pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *