Kategoria e Dytë në dy ditë, ja kalendari i javës së 21-të

Kategoria e Dytë do të luhet sërish në dy ditë dhe java e 21-të nuk ka në program sfida mes skuadrave që kryesojnë të dy grupet. Të gjitha ndeshjet zhvillohen ditën e shtunë dhe të dielën, datë 13 e 14 prill , duke nisur nga ora 16:00.

Në Grupin A, Luzi 2008 që kryeson është pushim, ndërkohë që Tërbuni i vendit të dytë udhëton në një sfidë të vështirë në Klos. Gramshi-Partizani B është kryendeshja e këtij grupi, pasi janë dy skuadra që janë mes pretendentëve të shumtë për kreun. Spartaku-Vllaznia B, Internacional-Sopoti dhe  Ada-Tirana B janë sfidat e tjera në këtë grup.

Në Grupin B, Shkumbini kryesues pret Naftëtarin e Kuçovës, ndërsa Devolli luan në transfertë me Skraparin. Maliqi udhëton në Ersekë për t’u ndeshur me Gramozin, kurse Albpetroli duket më i favorizuar i kësaj jave. Përmeti është skuadra që viziton Patosin. Memaliaj-Tepelena është një “derbi” historik i zonës, ndërsa Delvina-Këlcyra, një ndeshje konfirmimi për të dy skuadrat. Butrinti këtë javë është pushim.

AGRON KAJA

Grupi A | Java 21
E shtunë, më 13 prill, ora 16:00
Spartaku-Vllaznia B
Ada-Tirana B
Gramshi-Partizani B
E diel, më 14 prill, ora 16:00
Internacional-Sopoti
Klosi-Tërbuni
Luzi 2008 dhe Kukësi B pushim

Grupi B | Java 21
E diel, më 14 prill, ora 16:00
Albpetrol-Përmeti
Skrapari-Devolli
Delvina-Këlcyra
Shkumbini-Naftëtari
Memaliaj-Tepelena
Gramozi-Maliqi
Butrinti pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *