Kategoria e Dytë/ Barazim në supersfidën e Patosit, përfiton Elbasani. Vora e Veleçiku vazhdojnë pa gabime

Ka nisur Kategoria e Dytë dhe sot në qendër të vëmendjes ishte sfida e rëndësishme që luhej në Patos, mes Albpetrolit e Orikumit. Përfundoi 0-0, rezultat i mirë për miqtë nga Vlora, por tashmë kreun e ka marrë i vetëm Elbasani, që fitoi 3-2 në Maliq.

U kthye Këlcyra në kampionat dhe u mund 1-0 në Sarandë, ndërsa Devolli fitoi në Memaliaj dhe tashmë nis të shohë nga vendi i dytë.

Ndërkaq, në grupin A asnjë surprizë, sepse Vora kryesuese fitoi pa probleme 3-1 ndaj Internacionalit, ndërsa Veleçiku mbetet 3 pikë larg, sepse fitoi me lehtësi ndaj Kukësit B.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *