Kategoria 1, Grupi A, Besëlidhja “hakmerret” në Mamurras!

0

Skuadra e trajnerit Ritvan Kulli, falë eurogolit të Hoxhës ka marrë tri pikë dhe tashmë e sheh veten më afër “ëndrrës” Superligë

Mamurras – Besëlidhja 0-1

Shënues: Hoxha 32′

E shtunë 7 mars 2015, ora 15:00, në stadiumin “Adriatik’ të Mamurrasit

Mamurrasi: Bytyçi, Kastrati, Alencheu, Sulollari, Ramadani (Karapici 70′), Allmeta (Mancaku 32′), Mihani, Tushe (Lima 74′), Pinto, Tanushi, Fonseka. Tr.: S.Bardhi.

Besëlidhja: Bejte, Shytani, Jakupi, Usumoviç, Semina, Manuka, Hoxha, Dibra, Dordeviç (Turkaj 90′), Marashi (Kulli 77′), Bajiç (Malo 71′). Tr.: R.Kulli.

Kartona: Allmeta, Tushe / Marashi, Bajiç, Dibra, Shytani, Usumoviç.

Karton i kuq: Mihani.

Gjyqtarë: E. Jorgji, A.Mahmutaj, E.Sinani (Elbasan)

Besëlidhja e Lezhës i dha leksion Mamurrasit, duke u hakmarrë kështu dhe duke i kthyer reston e fazë së parë dhe tashmë ekipi i Kullit është më afër kreut të tabelës. Goli për miqtë ka ardhur pas një gjuajtjeje të rreptë të Hoxhës nga rreth 20-22-m . Përpjekjet e skuadrës së Bardhit për të balancuar shifrat kanë rezultuar përgjatë gjithë takimit, mirëpo si sulmuesit Tanushi dhe Fonseka, ashtu edhe futbollistët e tjerë vendas, nuk ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndeshja ka nisur me ritëm. Sinjalin e parë të rrezikshëm e japin vendasit teksa në minutën e tretë ndërmarrin një aksion me disa pasime në krahun e djathtë. Pinto, ka krosuar në zonë aty ku Fonseka me kokë ka goditur shumë pranë shtyllës pingule në të djathtë të portierit Bejte. Më pas janë miqtë të cilët shfaqen në afërsi të zonës së Mamurrasit . Bajiç ka provuar në hyrje të zonës, por topi i goditur prej tij kalon paksa jashtë kuadratit. Pas rastit të shpërdoruar të Tanushit, janë futbollistët e Besëlidhjes që në minutën e 20′ shënojnë një gol, i cili për vijrojtësin Mahmutaj është jashtë loje. Gjithsesi Besëlidhja do të arrijë të zhbllokojë rezultatin pikërisht në minutën në 32′. Nga thellësia ka ardhur Hoxha teksa me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, ka mposhtur portierin Bytyçi, 0-1. Goli i disavantazhit duket se i ka zgjuar lojtarët vendas. Për minuta të tëra luhet në gjysmëfushën mike teksa në të 41′, Mamurrasi i pati të gjitha mundësitë për të shënuar golin e barazimit me anë të Tanushit.

Pjesa e dytë – Vendasit futen në fushë mjaft të karikuar. Kur pritej që Mamurrasi të realizonte golin e barazimit, falë epërsisë, ka ardhur edhe goditja e dytë. Këtë herë skuadra e Bardhit ndëshkohet me karton të kuq. Ishte minuta e 72′ kur kavajasi Mihani, ka ndërhyrë me takat lart ndaj Manukës, duke marrë menjëherë kartonin që e largon nga fusha. Në këto kushte vështirësia e vendasve shtohet por gjithsesi Mamurrasi mbetet përpara. Fonseka në një ditë jo të mirë sportive, nuk arrin të thyejë dot Bejten, ndërkohë që rastet për të janë të panumërt. Lëvizjet nga stoli të teknikut Bardhi, duket se e rrisin ritmin e vendasve, por miqtë të kthyer totalisht prapa i thyejnë aksionet e Mamurrasit. Në fund ka festë për miqtë të cilët në këtë takim janë mbështetur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.

Pas ndeshjes

Sinan Bardhi, (tr. i Mamurrasi): – ”Të vjen keq për fundin e këtij takimi. Kemi ushtruar presion për 90′ por gol nuk u pa në favorin tonë. Sulmuesit disa herë kanë humbur raste ideale. Sidoqoftë ne do të ndalemi në një analizë të hollësishme dhe do të shohim përpara”.

Ritvan Kulli, (tr. i Besëlidhjes): -”Një fitore ndaj një rivali të drejtpërdrejtë për më tepër në fushë kundërshtare, natyrisht që na gëzon. Skuadra i ka zbatuar me përpikmëri të gjitha detyrat dhe udhëzimet e dhëna gjatë lojës. Skuadra ime, pasi arriti avantazhin, u mirëvendos në prapavijë duke ruajtur të paprekur rrjetën e saj. I përgëzoj të gjithë futbollistët. Mamurrasit i uroj suksese në të ardhmen”.

Tension dhe nervozizëm,

Besa në “rënie të lirë”

Besa-Veleçiku 2-2

Shënues: Hasa 7’, Bajaziti 19’ / Pepaj 43’, 66’

E shtunë 7 Mars 2015, ora 15:00, në stadiumin “Besa” të qytetit të Kavajës

Besa: Dajsinani, Perja, Duro, Hoxha (Boriçi 46’), Sallaku, Lushkja, Bajaziti, Çelhaka (Nuri 60’), E. Hoxha. Hasa. Tr.: B. Sinella

Veleciku: Gjergji, Osmani, Kocaj, Callekaj, Miculi, Banusha, Pepaj, Çulliqi (Lifja 60’) (Plishta 90’), Shaba, Pëllumaj, Kurtaj (Shkëmbi 90+2’). Tr.: E. Legata

Gjyqtarë: A. Paço, O.Grabova, A.Konomi (Fier)

Kartonë të Verdhë: Pepaj, Pëllumaj, Miculi, Dimo, Bajaziti, Lifja, Kolaj

K.k.: Pëllumaj (2V) Kolaj(2v)

Besa nuk arrin që të kalojë as Veleçikun, një rival për mbijetesë, në sfidën e zhvilluar dje në Kavajë. Ndeshja nisi e bukur, madje skuadra nga Kavajë e nisi mjaft mirë, me dy gola të shënuar, çka krijoi përshtypjen fillimisht se tri pikët do të ishin të sigurta. Mirëpo nuk ndodhi kështu sepse në fundin e pjesës së Parë, Pepaj për miqtë me një eurogol, ka shkurtuar diferencën e golave. Pjesa e dytë është bërë me luftuar, nuk kanë munguar edhe kartonët e verdhë dhe nervozizmi, ku ka pasur plotë tetë kartonë të verdhë si dhe dy të kuq për lojtarët e Veleçikut. Madje, në të 66’, miqtë kanë shënuar edhe golin e dytë, me të njëjtin autor Pepajn, i cili ka qenë hero ii skuadrës koplikase, që me pikën në Kavajë jep shenja jete, ndërsa Besa duket në krizë totale.

Pas ndeshjes

B.Sinella, (tr. i Besës): (u largua I nervozuar pas barazimit).

E.Legata, tr. i Veleçikut: “Së pari dua të falënderoj gjithë klubin Besa për lojën “Fair-Play” në fushë e tribuna dhe mikpritjen. E dinim se në Kavajë luhet futboll i pastër pa presion ndaj kishim objektiv marrjen e një fitoreje. Nga mënyra se si rrodhi loja, ja arritëm qëllimit”.

Tërbuni, fitore me “arome” Superlige

Sfidë me tension dhe plot kartonë, Mone dëmtohet rëndë në vetull. Kastrioti në rrezik!

Kastrioti – Tërbuni 1-2

Shënues: G.Hoxha 34’ / Greca 29’, Lekaj 36’

E shtunë 7 Mars 2015, ora 15:00, në stadiumin “Kastrioti” të qytetit të Krujës

Kastrioti: Selmani, Kule, R. Hoxha, Peqini, Pashai, Bytyçi, Roshi, Bakiu, Pengili (Dodaj 61’), Zela (Steven 66’) (Xhaferri 71’), G. Hoxha. Tr.: Sh. Rustami

Tërbuni: Giljen, Mone, Lila, Kepi, Danaj, Rroca, Djarmati (Tafa 58’), Greca (Grishi 86’), Mziu, Lekaj, Çutra. Tr.: E. Plori Gjyqtarë: R. Shoshaj, R. Zhuli (Gjirokastër), I. Llupi (Fier) Kartona të verdhë: R. Hoxha, Peqini, Roshi, Djarmati, Greca Kartona të kuq: Pashai, Kepi

Tërbuni i Pukës ka marrë një fitore me vlerë dje në stadiumin e qytetit të Krujës, duke vazhduar të jetë me meritë në vendin e parë në grupin A të Kategorisë së Parë. Ndeshja e djeshme ka qenë mjaft fortë dhe me rivalitet nga të dy skuadrat, ku nuk kanë munguar as ndërhyrjet e ashpra ndaj njëra tjetrës, kartonë të verdhë dhe të dy kuq (një për secilën skuadër). Të parët që zbresin është skuadra mike me anë të Lilës në të 4’ i cili ndonëse në pozicion diagonal me portën, godet por portieri vendas tregon mjeshtërinë e tij, duke evituar një gol të sigurt. Me kalimin e minutave ndeshja kalon në barazpeshë të plotë ku loja përqendrohet në sektorët e mesfushës.  Por miqtë duken më këmbëgulës, por sulmuesit e tyre nuk kanë në qartësinë e duhur. Në të 11’Greca kërkon të befasoj, ndonëse në pozicion ballor me portën, godet, portieri grushton, duke larguar rrezikun. Pas këtij episodi, vendasit sikur zgjohen në lojë e tyre dhe tentojnë të rrezikojnë në portën e miqve, por rezultat konkret. Pas disa përpjekjeve të miqve, në të 29’ vjen dhe goli i avantazhit të miqve. Greca përfiton nga gabimi i mbrojtjes së vendasve, nga afër shënon golin e parë. Pavarësisht pësimit të golit, krutanët nuk dekurajohen dhe në të 34’, si rezultat i një aksioni nga e majta e sulmit, G. Hoxha shmang bukur mbrojtjen mike, hyn në zonë, duke I saktë në finalizimin e aksionit 1-1. Por, gëzimi i golit të vendasve nuk do të zgjasë shumë, pasi në të 36’,në të njëjta rrethana si në shënimin e golit të parë, Lekaj shënon dhe golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes. Pjesa e dytë e ndeshjes është më e mirë për skuadrën vendase e cila hidhet me njëherë në kërkim të shënimit të golit të barazimit. Ndonëse, afrohet disa herë portës mike por pa rezultat konkret. Përfundimisht skuadra pukjane fiton një ndeshje të rëndësishme, duke kryesuar me meritë grupin A. ndërkohë që krutanët vazhdojnë të kenë probleme dhe rrezikojnë mbijetesën!

Pas ndeshjes

Sh. Rustami, (trajner i Kastriotit): “Ndeshjen e kishim vlerësuar në të gjitha parametrat. Kemi humbur në sajë dy gabimeve në repartin e mbrojtjes. Me volumin e lojës së krijuar, rezultati më I drejtë do të ishte dhe barazimi. Nëse do të ishim të kujdesshëm do të kishim tjetër rezultat. Në përgjithësi pavarësisht humbjes loja e skuadrës ishte e mirë. Tashmë kampionati po hyn në faza interesante dhe na duhet shumë punë për të arritur objektivat”.

  1. Plori, (trajner i Tërbunit): “Ishte një ndeshje e vështirë. Kishte ndërhyrje të ashpra. Kam rezerve për gjykimin e ndeshjes e cila nuk ishte në nivelin që kërkohej. Skuadra fitoi me meritë dhe them me plot bindje që ajo fitoi me zemër, duke marrë një tre pikësh më rëndësi. Tashmë do të vazhdojmë të jemi në rrugën e duhur drejt kalimit në kampionatit e më të mirëve “ Nderim GOCI

Kamza, fitore që bën me “zemër”

Kamza – Ada 1-0

Shënues: Koleci 90`+4 (11-m)

E shtunë 7 Mars 2015, ora 15;00, në staidumin ‘Fuat Toptani’ të Kamzës

Kamza: Ujka, Ibrahimllari, Gjoni, Gjonaj, Boçi (Selenica 32`), Papleka, Zuna, Lame, Koleci, Ymeraj (Sharko 82`), Blloku (Mehmeti 43`). Tr.: Y. Zani.

Ada: Demi, Thorja, Hotaj, Çokaj, Nikshiqi (Bruçi 86`), Kiri, Ferhati, Pepaj, Skutina (Ibraj 43`), Rahova (Hoxha 61`), Gjini. Tr.: K. Krepi.

Gjyqtarët: B. Ziri, E. Veseli, E. Burgu (Fushë-krujë)

Kartona të verdhë: Lame, Ibrahimllari, Koleci / Hotaj, Thorja, Demi

Në Fushë-Krujë,

gola “me shumicë”

 

Ndonëse kanë shënuar tre gola, fundi i ndeshjes ka qenë i hidhur dhe me surpriza, pasi matjanët mund të barazonin rezultatin!

Iliria 3

Burreli 2

Shënues: Baku 34′, Goxhaj 43′, Ajazi 84′, Pirani 87′, (90-11m)

E shtunë 7 Mars 2015, ora 15;00, në stadiumin “Redi maloku’ të qytetit të Fushë-krujës

Iliria: Baku, Vathi, K. Baku, Goxhaj, F. Caca (Balliu 70), Lilaj, Kurti (Gjonaj 70’), A. Caca, Selaci, Doçi, Lleshi (Ajazi 78’). Tr.: F. Sala.

Burreli: Lleshi, Kaloshi, Pjeternikaj, Gjoka, Markaj, Met’hasani, Lini, Frroku (Ujka 61′), Vata (Hoxha 52’), Hasalliu (Pirani 46’), Mallugja. Tr.: V. Gjoni

Gjyqtarë: F.Xhemalaj (Elbasan), E.Potoni (Tiranë) E.Bodaci (Elbasan)

Karton të verdhë: Lleshi

Iliria dje ka shënuar tre gola deri në të 84’ dhe më pas duket se e ka fjetur mendjen, por nuk ka ndodhur kështu me matjanët, të cilët me anë të lojtarit të tyre të spikatur, Pirani, kanë arritur që të shënojnë dy gola të shpejtë,  madje në fund janë hedhur të tërë në sulm dhe kanë kërkuar që të barazojnë rezultatin. Për skuadrën vendase kanë shënuar Baku e Goxhaj, duke e mbyllur pjesën e parë të takimit me rezultatin 2-0 nëë favor të skuadrës së trajnerit Sala. Në pjesën e dytë është skuadra e Ilirisë e cila shënon sërish, me anë të sulmuesit Abazi. Më pas vendasit sikur lëshojnë në lojën e tyre dhe nga ky tolerim përfitojnë miqtë të cilët shënojnë dy gola të shpejtë dhe befasues me anë të Piranit. Ndeshja përfundon me rezultatin 3-2, ndërsa Iliria ka marrë një fitore të çmuar dhe tashmë e sheh veten gjithnjë e më larg zonës së rrezikut.

JAVA 18

GRUPI A

Rezultatet e djeshme

Besa – Veleçiku 2-2

Kamza – Ada 1-0

Iliria – Burreli 3-2

Mamurrasi – Besëlidhja 0-1

Kastrioti – Tërbuni 1-2

Renditja pas javës së 18-të

Skuadrat        Nd.  F    Golav      P

  1. Tërbuni 18   14   33-9       46
  2. Besëlidhja 18 14   36-8      44
  3. Mamurrasi 18 13   32-9      42
  4. Burreli 18 7         22-27      22
  5. Iliria 18   5         15-19      20
  6. Kamza 18   5          14-27     19
  7. Besa 18   3         18-25      17
  8. Kastrioti 18   4         19-26      16
  9. Ada     18   4         19-36      15
  10. Veleçiku 18   3         16-38      8

 

Java e 19-të

Iliria-Kamza

Tërbuni-Veleçiku

Besëlidhja-Ada

Mamurrasi – Kastrioti

 

Burreli-Besa

 

 

 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image