“Katastrofë”, mediat italiane masakrojnë Elseid Hysajn!

0

Napoli dështoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Europës. Ekipi i Ançelotit nuk e përballoi Arsenalin në transfertë, duke u mposhtur 2-0. Goli i Ramsejt dhe autogoli i Kulibalisë vendosën ndeshjen, ndërsa gjithçka do të zgjidhet në “San Paolo” pas një jave.

Pjesa e parë e ekipit italian ishte shumë e dobët. Në të dytin pati pak reagim, por Napoli nuk arriti të gjente golin. Elseid Hysaj u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes. Kapiteni i kombëtares tonë zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të dobëta.

Vështirësi për të përballuar e frenuar sulmet e “topçinjve” dhe zero rendiment pozitiv në aspektin ofensiv. Mediat e vendit fqinj nuk janë kursyer aspak me mbrojtësin e djathtë shkodran.

EUROSPORT: Hysaj 4.5 – Shpesh herë jashtë pozicionit të tij, pothuajse gjithmonë i ngathët me topin në këmbë. Në thelb, Mario Rui i krahut të djathtë. I vetmi lojtar i ndeshjes i ndëshkuar me karton të verdhë.

NAPOLISTA: Hysaj 3 – Horror Hysaj Show. Nuk ka gjë tjetër për të shtuar.

TUTTONAPOLI: Hysaj 5 – Në vështirësi të mëdha. Nuk i përballon shpërthimet ofensive të Arsenalit. Në pjesën e dytë arrin të marrë frymë, por vuan në daljet përpara.

GOAL: Hysaj 4.5 – Rrallë arrin të markojë lojtatin e vet dhe humbet topa vazhdimisht kur del përpara.

CALCIOMERCATO.COM: Hysaj 5 – Befasohet nga manovra e pandalshme e Arsenalit dhe bën shumë gaime në fazën e ndërtimit të lojës. Napoli sulmoi në pjesën e dytë, por ai nuk duket fare në lojë.

CORRIERE DELLA SERA: Hysaj 5 – Shtyn pak përpara, në mbrojtje edhe më i dobët. Niveli i kundërshtarëve ishte shumë i lartë.

ONEFOOTBALL: Hysaj 5 – I zbehtë, nuk e kalon kurrë mesin e fushës.

FOXSPORTS.IT: Hysaj 4.5 – Nuk bën asnjë gjë të saktë. Gjithnjë në vështirësi, ndeshje për t’u harruar.

CALCIONAPOLI24: Hysaj 4.5 – Humbet një top të rrezikshëm dhe bën të shpërthejë aksioni i vendasve. Fajtor te goli i dytë, sepse i jep një pasim të rrezikshëm Fabian Ruizit, i cili më pas humbet topin. Karton i verdhë pak hapa larg arbitrit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.