Katastrofë “Inter”, thuajse lamtumirë Champions!

0

Pikërisht një hap larg finishit dhe atëherë kur gara për Champions ishte futur praktikisht në ato momentet kritike dhe kur duhej një sforco, Interi rrëzohet dhe e bën shumë keq, duke heshur në plehra një sezon. Fiton Sasuolo në “San Siro” dhe e bën me dy gola, por sidomos me një portier (Konsilji) hero i vërtetë në fushë, duke i thënë “jo” disa herë skuadrës zikaltër. Sakaq, Politano dhe Berardi ishin ato që ndëshkuan në të dy pjesët ekipin e Spaletit, teksa në fund shpresën e ndezi Rafinja (shtyll –gol goditja e tij).

Ndeshja mbyllet me vërshëllimat e 70 mijë tifozëve që kishin shkuar në “San Siro” dhe që sigurisht kanë shfryrë, pasi tani diferenca me Lacion mbetet 2 pikë, por skuadra e Inzagit, nëse fiton nesër ndaj Krotones, siguron matematikisht Champions League… Ikardi, sakaq, gabon gjithçka, duke dënuar pikërisht skuadrën e tij. Argjentinasi, 28 gola këtë sezon, pa t’i anulohej një gol, por sidomos nuk diti të gjente rrjetën në rastet e pasura…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here