Katastrofë Fetel, Hamilton kthehet i pari i Botërorit

0

Ka përfunduar dhe gara e Formula1 në Gjermani. Ka bërë mrekullinë Ljuis Hamilton, pasi arriti që ta fitonte garën edhe pse e nisi në vendin e 14-të. Nuk ishte plotësisht merita e pilotit të Mercedezit, pasi u ndihmua dhe nga “idiotësia” e Sebastian Fetel dhe Ferrarit, që shpërdoruan një mundësi të artë për të ruajtur kreun.

Fetel ishte në “pole position” dhe po e dominonte qetësisht garën deri në xhiron e 52-të, kur dhe erdhi fundi i garës për të, pasi bëri aksident. E çuditshme mënyra e aksidentit, pasi nuk kishte shqetësimin e askujt duke u përplasur dhe shpërdoruar një mundësi të jashtëzakonshme, duke hedhur poshtë të gjithë mundin e ditës së sotme, pasi kryesoi për gjatë gjithë garës.

Tani Ljuis Hamilton e sheh veten në majën e klasifikimit botëror dhe është një sukses mjaft i madh për të. Keqardhje për pilotin gjerman që garonte në shtëpinë e tij dhe u ndal shumë pranë fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.