Katastrofë amerikane ndaj Kosta Rikës, Meksika shkon në Botëror

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në fije të perit dhe kualifikimi për në Kupën e Botës është ndërlikuar jashtëzakonisht pas ndeshjes së djeshme kundër Kosta Rikës.

Luhej në Amerikë dhe Kosta Rika ishte më e qetë në renditje, me një vend të dytë që e lejonte të luante edhe për barazim.


Përfundoi 2-0 për Kosta Rikën, që luajti një ndeshje perfekte. Navas në portë ishte super, Urena në sulm ishte vdekjeprurës, me nga një gol në çdo pjesë loje dhe Amerika ishte mediokre. Tashmë Honduras-Amerikë kthehet në një finale, sepse Hondurasi fitoi mbrëmë dhe ka barazuar në renditje amerikanët.

Ndërkaq, Meksika ka nisur festën, sepse mbrëmë fitoi 1-0 ndaj Panamasë dhe ka siguruar matematikisht kualifikimin për në Botërorin rus, me një ecuri perfekte, duke dominuar totalisht në Amerikën Qendrore dhe të Veriut.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image