Katastrofa në Kupën e Afrikës, dorëhiqen të gjithë tek Egjipti

Egjipti ishte favorit për të fituar Kupën e Afrikës, duke pasur një ekip cilësor dhe Salah, por mbi të gjitha duke luajtur në fushën e vet.

Megjithatë, dje Afrika e Jugut e turpëroi, duke fituar 1-0 dhe duke e eliminuar për herë të parë kaq shpejt nga Kupa e Afrikës, aty ku Egjipti është një superfuqi, sepse e ka fituar 7 herë trofeun.

Presidenti i Federatës Egjiptiane, Hani Abou Rida, ka marrë përgjegjësinë e dështimit, duke dhënë dorëheqjen.

Gjithashtu, Rida ka pushuar nga puna trajnerin meksikan Havier Aguirre dhe gjithë stafin drejtues të kombëtares.

Rida u ka bërë ftesë të dorëhiqen edhe gjithë krerëve të federatës dhe shumica kanë pranuar menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *