Katari nuk ia del, merret vendimi për formulën e Botërorit

0

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, deklaroi pak muaj më parë se institucioni që ai drejton po shikonte mundësinë e ndryshimit të numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin “Katar 2022”. Dëshira e numrit një të  FIFA-s ishte numri  i përfaqësueseve të rritej nga 32 në 48. Megjithatë, ky plan duhet të shtyhet për të paktën edhe katër vite të tjera.

Gazeta e njohur angleze “The Times”, raporton se më datë 5 qershor, Infantino do të njoftojë se formula e turneut më prestigjioz të futbollit ndërkombëtar do të qëndrojë e pandryshuar për Botërorin e radhës, ndërsa formati me 48 ekipe do të futet në përdorim për Botërorin “Kanada-SHBA-Meksikë 2026”.

Shkak për këtë vendim janë bërë vështirësitë e mëdha logjistike. Numri i stadiumeve në Katar nuk është i mjaftueshëm për një turne me 48 skuadra. Në plane e FIFA-s ishte zhvillimi ndeshjeve në disa shtete të tjera të Lindjes së Mesme, por mesa duket dhe kjo ide është hedhur në kosh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.