Katalunja, makth për Realin dhe Barcelona feston

Zhirona, ekipi modest nga Katalunja, që këtë vit është ngjitur pa zhurmë në La Liga, ka mundur sot bujshëm 2-1 Realin e Madridit. Katalunja kthehet në makth për Realin, sepse armiku i madh është Barcelona, por tashmë edhe Zhirona i lë një kujtim të hidhur, duke e mundur dhe duke bërë që titulli të duket në rrugë e sipër drejt Barcelonës.

Një humbje shqetësuese, sepse vetëm Isko duket ai i zakonshmi, në nivel spektakolar dhe autor i golit të avantazhit pas 12 minutash.

Pjesa tjetër, një kopje e shëmtuar e Realit kampion Europe, ku as Ronaldo nuk bën diferencën.

Disfatë e rëndë, që duhet analizuar thellë dhe urgjentisht, sepse nuk ka asnjë justifikim për një humbje ndaj një skuadre debutuese, që në minutat 54 e 58 gjeti golat e fitores me Stuanin e Portun, ndërsa Reali bënte sehir.

One thought on “Katalunja, makth për Realin dhe Barcelona feston

  1. dihet nuk ka si barcelona nje super ylle qe shendrite qe kur hune ne fushe dhe ky eshte LEO MESSI tribekusi dhe taktikishe i mrekullushem kerkushe ne bote si ky fotbuller dhe ku quhet vertete futboler i klasit me te larete ose vertete qendron me larte nga te gjithe lojtaret e tjere ne kete rruzull toksore te futbollit MESSI MESSI DHE vetem LEO MESSI cao nga FRANCA …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *