Katalonja gati për miqësoren historike, publikohet lista e të grumbulluarve

0

Kombëtarja e Katalonjës do të zhvillojë miqësoren historike të shtunën e 23 marsit, teksa do të luajë kundër kombëtares së Venezuelës. Në përfaqësuesen katalanase janë grumbulluar emra si Zherard Pike apo Ksavi Hernandez, ndërkohë që disa lojtarë nuk kanë shkuar në grumbullim.

Emra si Zherard Delofeu, Kristian Tejo apo Zherard Moreno i Vijarealit nuk kanë ardhur sipas trajnerit Lopez. Gjithsesi emra si Mark Bartra, Aleiks Vidal apo Bojan Krkiç nuk mungojnë. Tjetër vështirësi për kombëtaren katalanase ishin edhe vendimet e disa klubeve të La Ligës, të cilët nuk liruan lojtarët e tyre, si Vajadolid apo Hueska.

Gjithsesi, lista e të grumbulluarve është bërë zyrtare dhe të gjithë luajnë në Spanjë, përveç katër lojtarëve, ku tre luajnë në Angli dhe Ksavi që luan në Katar. Ekipet që bien më së shumti në sy janë Girona dhe Espanjol me nga katër lojtarë.

Portierë: Edgar Badia (Elçe) Isak Becerra (Gimanstik Tarragona)

Mbrojtës: Zherard Pike (Barcelona), Mark Muniesa (Girona), Mark Bartra (Betis), Dídac Vilà (Espanjol), Martín Montoja (Brajton), Mark Cucurela (Eibar)  Aleiks Vidal (Sevija)

Mesfushorë: Víktor Sánçez (Espanjol), Óscar Melendo (Espanjol), Joan Zhordán (Eibar), Oriol Romeu (Sauthempton), Ksavi Hernández (Al-Sadd), Pere Pons (Girona), Aleiks Garsia (Girona), Àleks Granel ( Girona)

Sulmues:  Serxhio Garsía (Espanjol), Bojan Krkiç (Stok Siti) Marc Kardona (Eibar)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.