Kastrioti zyrtarizon trajnerin dhe listën e lojtarëve të konfirmuar

Samuel Nikaj kthehet në Shqipëri, pasi ngjiti Flamurtarin e Prishtinës në Superligën e Kosovës.

Trajneri shkodran ka arritur marrëveshjen me Kastriotin e Krujës, që tashmë ka gjetur trajnerin e ri dhe gjithashtu ka nisur prej ditësh punën për rindërtimin e skuadrës.

Veç disa lojtarëve cilësorë të “piketuar” për t’u afruar, drejtuesit kanë konfirmuar edhe lojtarët që të mbeten pjesë e Kastriotit nga sezoni i shkuar. Fillimisht ishte vendosur për gjashtë prej titullarëve të vjetshëm, konkretisht për Lilën, Hoxhën, Dokun, Çutrën, Gjokejën dhe Kabirun, ndërkohë që kjo listë është zgjeruar edhe më shumë, pasi edhe portieri Erkan Spahija do të mbesë pjesë e Kastriotit, sikurse edhe dy të rinjtë Sokol Neziri dhe Denis Xhaferri.

Gjithashtu, “OK” është dhënë edhe për sulmuesin pukjan Taulant Marku, çka bën që numri i lojtarëve që do të qëndrojnë të shkojë në dhjetë. Kjo do të jetë baza e skuadrës krutane për sezonin e shkuar, ndërkohë që shumë shpejt do të nisin edhe zyrtarizimet. Bisedimet kanë nisur me disa futbollistë cilësorë, por ende nuk ka asnjë konkretizim, pasi disa prej lojtarëve të kërkuar janë nën kontrata me ekipe të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *