Kastrioti zyrtarizon largimin e Plorit, ja pasuesi

Kastrioti ka njoftuar pranimin e dorëheqjes së Elvis Plorit, i cili një ditë më parë u shpreh se nuk do të drejtojë në vijim krutanët. Ndeshja me Kukësin, e humbur me rezultatin 1-2, ishte e fundit për shkodranin.

“Trajneri Elvis Plori ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Kastriotit dhe prej ditës së sotme nuk është më trajner i skuadrës. Pavarësisht punës së madhe që tekniku ka bërë që në qershor me skuadrën, rezultatet nuk ishin ato që priteshin dhe kjo është arsyeja që tekniku e pa të arsyeshme të largohej me vullnetin e tij të plotë duke i paraqitur dorëheqjen e parevokueshme presidentit Vogli. KS Kastrioti e falënderon teknikun për kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe në drejtimin e skuadrës, dhe i uron suksese në karrierë trajnerit Plori”, shkruhet në deklaratën e klubit krutan.

Ndërkohë është gjetur edhe trajneri i ri. Do të jetë Stavri Nica ai i cili rikthehet të drejtojë në Superiore. Këtë sezon ai e nisi në krye të Burrelit, por vetëm para pak kohësh u largua nga matjanët. Prezantimi i durrsakut do të bëhet nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *