Kastrioti vazhdon punën serioze, rinovon me dy futbollistë të tjerë

Kastrioti vazhdon punën e mirë me grupin që do të përballojë Superioren. Trajneri Elvis Plori dhe drejtuesit e klubit duket se kanë një projekt afatgjatë, pasi po punojnë me kontrata të zgjatura.

Dy futbollistët e radhës që rinovuan janë Lukman Huseini dhe Albert Caca. I pari rinovoi për 2 vitet e ardhshme, ndërsa i dyti për 1 vit.

Kastrioti është stërvitur mjaft mirë këtë periudhë, pasi ka nisur herët përgatitjet dhe ka zhvilluar fazën përgatitore në Bullgari. Merkatoja e krutanëve ka qenë goxha cilësore. Forca e vërtetë e grupit nuk dihet ende, pasi duhet parë në ndeshjen kundër Luftëtarit në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *