Kastrioti Superior, puna nis nga stadiumi

0

Në Krujë kanë përveshur mëngët dhe pritet që të fillojnë punën, pasi nga dita e hënë pritet që të nisin punimet në stadium, ku fillimisht do të fillojë mbjellja e barit të stadiumit dhe më pas do të nisë edhe zbatimi i projektit ku parashikohet zgjerimi dhe rikonstruksioni i plotë i tribunës qendrore, dhomave të zhveshjes, sektorit të medias, si edhe shkallët e stadiumit, në të cilat do të vendosen stolat.

Para dy ditësh inspektorët ishin në stadium dhe është vendosur që e hëna të jetë dita e nisjes së punës. Pra, pasi kanë siguruar elitën, në Krujë po mendojnë që të mos jenë kalimtarë në garën e sezonit të ardhshëm. Fillimisht, drejtuesit krutanë po i kushtojnë një kohë të madhe infrastrukturës dhe shpresojnë që të kenë përparuar në këtë aspekt, në mënyrë që kur të nisin përgatitjet për Superioren dhe merkaton, mos të jetë vëmendja vetëm te stadiumi, por edhe te afrimet dhe ndërtimi i ekipit që do të ballafaqohet në Superiore pas katër sezoneve në të Parën. Si edhe kanë pohuar krerët e klubit, por edhe trajneri Nikaj, projekti është që skuadra në Superiore të mos jetë kalimtare, por të ketë synime madhore.

Stadiumi i Krujës është një ndër më të mëdhenjtë në vend, por ka mangësi të theksuara në gjendjen aktuale dhe gjithnjë ka qenë problem mungesa e një tribune qendrore me kushte normale. Përveç kësaj, duhet kompletuar stadiumi me stola plastike, të paktën 1500-2000 të tillë, duke përfshirë sektorin e tifozerisë mike.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.