Kastrioti, s’di të ndalet, merkato nga Kosova në Kore

0

Kosovari Rama dhe koreani Beomsean, janë afrimet e para nga jashtë Shqipërisë tek krutanët e Plorit

 

Nderim GOCI

Ka zhvillime pozitive te skuadra krutane. Burimet pranë presidencës bëjnë të ditur se dje paradite kanë mbrritur dy futbollistët e parë nga merkatoja jashtë vendit tonë. Bëhet fjalë për një futbollist nga Kosova dhe një nga Republika e Koresë. Një fakt të tillë e përforcon më tepër edhe trajneri krutanë, Elvis Plori.

Futbollisti që vjen nga Kosova, është ditëlindjes 1989 dhe është aktivizuar me disa skuadra nga kampionati i Raiffeisen Superligës të Kosovës, ku më tepër sipkat aktivizimi i tij me skuadrën kampione të Ferronikelit të Drenasit. 26-vjeçari nga Prishtina sipas trajnerit Plori, luan në rolin e mesfushorit.

Ndërkohë, koreano-jugori Shin Beomsean, është i ditëlindjes 1992 dhe luan në rolin e sulmuesit të krahut. Ndryshe nga prishtinasi, për momentin nuk disponohet ndonjë CV. Sipas kreut të pankinës krutane, Elvis Plori mësojmë se të dy futbollistët do t’i nënshtrohen procedurës së provës. “Te skuadra jonë kanë mbërritur dy futbollistë.

Bëhet fjalë për një futbollist nga Kosova (Emir Rama) dhe një tjetër nga Korea (Shin Beomsean). Këto futbollistë ashtu si çdo futbollist tjetër do t’i nënshtrohen provës”, do të shprehej shkurt për gazetën “Sport Ekspres”, trajneri krutan Plori.

Siç dihet skuadra do të nisë përgatitjet, në orën 18:00 në qëndrën stërvitore, në Pezë Helemes, në kryeqytet. Në ditët në vazhdim te skuadra krutane, pritet të ketë zhvillme interesante. Ardhja e dy futbollistëve të parë nga jashtë Shqipërisë është vetëm fillimi për rkutanët që duket se po blindohen me synimin e vetëm Superligën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.